Ndërlidhjet

Rusi: Grupet për të drejta të njeriut e kritikojnë H. Klintonin


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska
Një grup i organizatave kryesore ruse për të drejtat e njeriut, e kanë kritikuar sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, lidhur me përgjigjjen e saj ndaj zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Në komentet e saj, në fillim të kësaj jave, zonja Klinton tha se Vlladimir Putini ishte “fitues i pastër” i zgjedhjeve më 4 mars, dhe se Uashingtoni është i përgatitur që të punoj me të, gjatë mandatit të tij të tretë presidencial.

Ajo, poashtu, kishte bërë thirrje për një hetim të pavarur të parregullësive në zgjedhje.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar sot në Moskë, grupet ruse për të drejtat e njeriut e kritikuan zonjën Klinton për komentet e saj, të cilat këto grupe i vlerësuan si fyerje “për luftëtarët për zgjedhje të lria”.

Sipas këtyre grupeve, fjalët “fitues i pastër” nuk mund të përdoren për Putinin, për shkak të dyshimeve për vjedhje të votave në favor të tij.

Këtë deklaratë e kanë dhënë Grupi i Helsinkit në Moskë, Fondacioni për Partneritet Shoqëror, Qendra Memoriale për të Drejtat e Njeriut dhe të tjerë.
XS
SM
MD
LG