Ndërlidhjet

Anan takon Asadin


I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, pritet të takohet sot në Damask me presidentin sirian, Bashar al-Asad. Ndërkohë, në Kajro të Egjiptit, ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të diskutojnë krizën në Siri me homologun e tyre rus, Sergei Lavrov.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka përsëritur thirrjet e saj për Rusinë – njërin nga aleatët e mbetur të Sirisë – që të luajë rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës.

Klinton po ashtu i ka bërë thirrje ushtrisë siriane të mos hapë zjarr ndaj popullit të saj, pas raporteve që flasin për viktima të reja, sidomos në Homs dhe Idlib.

Shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos, ka thënë se është shënuar “përparim i limituar” në dërgimin e ndihmave në pjesët më të goditura të Sirisë dhe se “ka nevojë të bëhet më shumë”.

Amos ka bërë të ditur se ka kërkuar qasje të plotë në ndihma, porse “qeveria ka kërkuar më shumë kohë për një gjë të tillë”.

Konflikti në Siri, që thuhet të jetë bërë njëri nga më të përgjakshmit në Pranverën Arabe, ka nisur në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 persona kanë humbur jetën në trazira, ndërkohë që shifrat e aktivistëve flasin për më shumë se 8,000.
XS
SM
MD
LG