Ndërlidhjet

Kacin: Serbia të heqë strukturat paralele


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në seancën plenare të parlamentit mbi konkluzionet e Këshillit të Ministrave edhe njëherër ka përshëndetur vendimin për dhënien e kandidaturës Serbisë.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që Beogradi të mbajë një qasje konstruktive ndaj Kosovës tani dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

“Duhet të fillojë me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht”, ka thënë europarlamentari Kacin.
XS
SM
MD
LG