Ndërlidhjet

Asad shpall zgjedhjet parlamentare


Shkatërrimet nga konflikti në Siri
Shkatërrimet nga konflikti në Siri
Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad ka shpallur zgjedhjet parlamentare më 7 maj, sipas kushtetutës së re.

Njoftimi u bë publik në faqen e internetit të parlamentit të Sirisë.

Kushtetuta që lejon pluralizëm politik është miratuar me referendumin e muajin shkurt.

Por, ata që po marrin pjesë në kryengritjen njëvjeçare kundër Asadit thonë se kushtetuta e re është jolegjitime dhe këmbëngulin në dorëheqjen e presidentit.

Në zhvillime tjera, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se çfarërdo amrëpushimi në Siri duhet të jetë “i njëkohshëm” si nga qeveria ashtu edhe nga frocat kryengritëse.
XS
SM
MD
LG