Ndërlidhjet

Santorum fiton në Alabama dhe Misisipi


Rik Santorum me mbështetësit në Ohajo, 6 mars, 2012
Rik Santorum me mbështetësit në Ohajo, 6 mars, 2012
Rik Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake të republikanëve në shtetin e Alabamës dhe Misisipit duke i dhënë një goditje të madhe rivalit të tij kryesor Mit Romni dhe evntualisht goditjen e fundit kandidiatit tjetër, Njut Gingriç.

Me 96 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e Misisipit, Santorum ka fituar 33 për qind, Gingriç 31 ndërsa Romni 30 për qind.

Ndërkaq në Alabama raportohet se Santorum ka fituar rreth 35 për qind të votave, i pasuar nga Gingriçi me 30 për qind dhe Romni me 28 për qind.

Gara e republikanëve ka për qëllim që të nxjerrë kandidatin e kësaj partie, që do ta sfidojë presidentin aktual Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG