Ndërlidhjet

Velija Ramkovski i A1-së, dënohet me 13 vjet burg


Velija Ramkovski, pronar i A1-shit
Velija Ramkovski, pronar i A1-shit
Pronari i televizionit A1 në Shkup, Velija Ramkovski është dënuar me 13 vjet burg nën akuzën e spastrimit të parave, mashtrimit dhe fshehjes së tatimeve në vlerë prej 11 milionë eurosh.

Në një proces të gjatë gjyqësor janë dënuar edhe 23 bashkëpunëtorët e Ramkovskit në mesin e të cilëve edhe djali, Hadi dhe vajza, Emel, të cilët gjykata e Shkupit i dënoi me nga 7 vjet burg.

Gjatë operacionit ‘Merimanga’ organet gjyqësore mbyllën edhe televizionin e tij, TV A1 që një kohë që gjatë ishte në shënjestër për shkak të kritikave ndaj pushtetit.

Avokatët mbrojtës thanë se burgosja dhe gjykimi i Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, është bërë për motive politike dhe në shenjë hamkarrjeje për shkak të politikës kritikuese të televizionit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG