Ndërlidhjet

Vritet një person në Shkup


Ilustrim
Ilustrim
Një shqiptar, 31 vjeç nga fshati Rashçe i Shkupit ka ndërruar jetë në një sulm të armatosur të kryer ndaj tij dhe të atit, mbrëmë në afërsi të fshatit Radushë.

Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sulmi dyshohet të jetë kryer nga së paku gjashtë persona të maskuar, të cilët, gjatë shkëmbimit të zjarrit plagosën rëndë, Agim Tanallarin, i cili më vonë edhe ndërroi jetë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton që ngjarja nuk është kryer për motive ndëretnike, por me qëllim të plaçkitjes së viktimës, i cili ishte pronar i një këmbimoreje.

Nga MPB-ja thonë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e sulmuesve, të cilat pas kryerjes së aktit kishin lënë dy makinat e tyre në fshatin Radushë dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
XS
SM
MD
LG