Ndërlidhjet

Timoshenkos i refuzohet trajtimi jashtë burgut


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko - foto arkivi
Ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, i është mohuar trajtimi mjekësor jashtë burgut, çfarë ka qenë rekomandim i mjekëve.

Vajza e saj, Eugenia, u ka thënë mediave se Timoshenko vuan nga dhimbje të vazhdueshme në shpinë.

Mjekët gjermanë, që kanë ekzaminuar shëndetin e saj këtë muaj, kanë konstatuar se Timoshenko ka nevojë urgjente për trajtim kompleks në një objekt të specializuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Timoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, në lidhje me akuzat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” në kohën kur ishte kryeministre.

Mbështetësit e saj thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG