Nëna e njërit prej dy personave të dënuar për sulmin me bombë në metron e kryeqytetit të Bjellorusisë, Minks, tha se ndaj djalit të saj është ekzekutuar dënimi me vdekje.
Nëna Ljubou Kavaljova, i tha agjencisë RIA Novosti, se ajo ka marrë njoftim për ekzekutimin e djalit të saj, Ulaxhislau Kavaljou.
Dje, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, u ka bërë thirrje autoriteteve në Bjellorusi, që të mos i ekzekutojnë dy personat e dënuar me vdekje, lidhur me sulmin me bombë në metron e Minskut, vitin e kaluar.
Në deklaratën e saj, theksohet se ajo është “shumë e shqetësuar” për vendimin për të mos i amnistuar personatn Ulaxhislau Kavaljou dhe Dmitri Kanavalua, që ishin dënuar me vdekje në nëntor të vitit të kaluar.
Para dy ditësh, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenka ka refuzuar tu siguroj mëshirë nga dënimi me vdekje, këtyre dy personave.