Ndërlidhjet

Turqia “shkel të drejtat fetare”


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Fetare Ndërkombëtare ka shtuar Turqinë dhe Taxhikistanin në listën e shkelësve të të drejtave religjioze.

Në raportin e këtij viti, Turqia dhe Taxhikistani u janë bashkuar Turkmenistanit, Uzbekistanit, Iranit, Irakut, Koresë së Veriut, Kinës dhe disa vendeve të tjera, të cilat komisioni i konsideron “shqetësime të veçanta”.

Raporti i komisionit po ashtu përfshin listën e nëntë vendeve, për të cilat thotë se duhet të monitorohen nga afër në lidhje me shkeljet e kryera apo të toleruara nga qeveritë – në mesin e tyre Rusia, Bjellorusia dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG