Ndërlidhjet

Kumanovë, sulmohet autobusi me nxënës shqiptarë


Ilustrim
Ilustrim

Dy nxënëse shqiptare janë lënduar në një sulm ndaj autobusit me nxënës shqiptarë të shkollës së mesme në fshatin Lubodrag të Kumanovës. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, derisa nxënësit po ktheheshin nga shkolla.

Ndryshe fshati Lubodrag, ku ka ndodhur sulmi, është kryesisht i banuar me popullatë të përkatësisë entike serbe dhe nxënënësit për të kthyer në fshatrat e banuar me shqiptarë, Nikushtak dhe Vishticë, detyrimisht duhet të kalojnë përmes këtij fshati.

Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se ekipet e policisë ndodhen në vendin e gjarjes për të hetuar rastin.

“Kolegët ndodhen në terren dhe janë duke e hetuar rastin, por ende nuk kemi njohuri se kush mund të jenë autorë të kesaj ngjarjeje”, ka theksuar zëdhënësja e ministrisë së punëve të brëndshme në rajonin e Kumanovës, Valentina Nikollovska.

Ndërkohë, shoferi i autobusit në dëshminë e tij të dhënë pranë organeve policore ka thënë se "tre persona të panjohur kanë sulmuar me gurë autobusin, me ç`rast nga thyerja e xhamave janë lënduar dy nxënëse".

“Kanë gjuajtur me diçka, me një gurë dhe pas godtjes kemi shikuar nga xhamat, por ata që kishin hedhur gurë, kishin ikur...pastaj e kam humbur vetëdijen. Vetëm kur e kam parë veten në spital, as nuk e di se kush më ka sjellë këtu”, ka deklaruar njëra prej vajzave të lënduara.

Deputeti i zonës së Kumanovës, Orhan Ibrahimi, nga partia shqiptare në opozitë, PDSH, konsideron se incdentet e fundit janë dëshmi se "nuk bëhet fjalë për incidente sporadike të izoluara".

Sipas tij, "derisa nuk ndriçohen në tërësi këto ngjarje dhe në mënyrën më transparente autorët të dënohen sipas ligjit, përgjegjësia bie mbi organet e sigurisë dhe strukturat udhëheqëse të vendit.

“Unë jam i bindur thellë se pas të gjitha këtyre incidenteve qëndron një dorë, e cila me çdo kusht dëshiron të tensionojë situatën në Republikën e Maqedonisë", thotë Ibrahimi, duke hedhur përgjegjësinë tek institucionet shtetërore.

Incidenti i këtillë ndaj nxënësve shqiptarë është i dyti pas atij në Shkup, ku po ashtu u sulmua një autobus me nxënës shqiptarë, duke lënë 15 prej tyre të lënduar.
XS
SM
MD
LG