Ndërlidhjet

Irak: 19 të burgosur kanë ikur nga burgu


Pjesëtarët e njësisë anti-terror në Irak
Pjesëtarët e njësisë anti-terror në Irak
Zyrtarët në Irak thonë se 19 të burgosur të rrezikshëm kanë ikur nga një burg i përkohshëm në qytetin verior Kirkuk.

Raportohet se të burgosurit kanë ikur sot herët në mëngjes nëpër një dritare të ventilimit.

Thuhet se ndër të ikurit janë edhe dy vetë të dënuar me vdekje dhe disa pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës.

Burgu i përkohshëm në pjesën qendrore të Kirkukut, është i vendosur brenda kompleksit të fortifikuar policor.

Patrulla të policëve janë vendosur rreth Kirkukut në përpjekje për t’i zënë të arratisurit nga burgu.
XS
SM
MD
LG