Ndërlidhjet

OKB: Kritikohet dhuna e qeverisë së Sirisë


Demonstrata kundër regjimit në Siri
Demonstrata kundër regjimit në Siri
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, me seli në Gjenevë, e ka miratuar sot një rezolutë, në të cilën kritikohet dhuna e përshkallëzuar nga qeveria e Sirisë.

Rezoluta, që u kundërshtua nga Rusia, Kina dhe Kuba, e zgjatë mandatin e ekipit të ekspertëve, që po zhvillojnë hetime për krimet e dyshuara kundër njerëzimit nga ana e regjimit të presidentit, Bashar al-Asad.

I dërguari i Sirisë, Fejsal al-Hamvi, e ka hedhur poshtë rezolutën duke thënë se është “e njëanshme”.
XS
SM
MD
LG