Ndërlidhjet

Anan në Pekin


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, do të udhëtojë drejt Pekinit, pas vizitës në Moskë.

Në kryeqytetin rus, Anan ka kërkuar mbështetjen e Rusisë për planin e tij, i cili, pos tjerash, përfshin armëpushimin, tërheqjen e forcave të Qeverisë siriane nga qytetet, si dhe qasjen e grupeve humanitare.

Presidenti në largim i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka thënë se Anan ka mbështetjen e plotë të Moskës, duke shtuar se “mund të jetë shansi i fundit për të shmangur luftën civile në Siri”.

Rusia dhe Kina u kanë vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonin gjakderdhjen në Siri dhe kërkonin largimin e presidentit Bashar al-Asad, por si Moska, ashtu dhe Pekini kanë mbështetur deklaratën e Këshillit të Siguirimit, e cila thirret në planin e Ananit.

Në Siri, aktivistët thonë se forcat besnike të Asadit kanë bombarduar me sulme të njëpasnjëshme Homsin. Sipas burimeve të njëjta, 27 persona kanë humbur jetën.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 8,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në një vit trazira.
XS
SM
MD
LG