Ndërlidhjet

Jahjaga takon Kurtin


Takim i presidentes Atifete Jahjaga me delegacionin e Lëvizjes Vetëvendosje
Takim i presidentes Atifete Jahjaga me delegacionin e Lëvizjes Vetëvendosje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion të Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.

"Presidentja Jahjaga dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Kurti, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë me theks të posaçëm për nismën e Presidentes për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, mekanizëm ky bashkërendues institucional", thuhet në njoftimin për media të kabinetit të presidentes.

"Presidentja Jahjaga theksoi së Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian", thuhet në njoftim.

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje diskutuan edhe për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt, pas dorëheqjes së kryetarit të komunës, në kuadër të konsultimeve që i ka filluar me subjektet politike në Kosovë, theksohet në njoftim.
XS
SM
MD
LG