Ndërlidhjet

VV: Serbia dëshmoi se është po ajo Serbi e kohës së Millosheviqit


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e pakusht të dy shqiptarëve të arrestuar dje te vendkalimi kufitar me Serbinë, Dheu i Bardhë.

Autoritetet serbe të rendit kanë arrestuar Hasan Abazin, kryetarin e sindikatës së industralistëve të Kosovës dhe Adem Murselin, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregëti me drogë”, bazuar në fletarrestet e “gjykatës së qarkut në Gjilan” dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd.

Në një takim me gazetarët, Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se “me veprimet e fundit, Serbia ka dëshmuar se është ende ajo Serbia e kohës së Millosheviqit”.

Sipas tyre, arrestimet janë kryer me akuza të sajuara dhe fletarreste të gjykatave ilegale.
Vetëvendosje ka kritikuar gjithashtu qeverinë e Kosovës për mungesën e reagimit ndaj këtyre arrestimeve, të cilat ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, i ka cilësuar si “reciprocitet”.

MIrëpo, në Vetëvendosje thanë se nuk mund të bëhet reciprocitet kur është fjala te drejtësia.

Një ditë para këtij arrestimi, në pikëkalimin Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës kishte arrestuar katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Tek të arrestuarit, në mesin e të cilëve janë edhe punonjës të strukturave paralele serbe në Viti, autoritetet e rendit kanë gjetur material zgjedhor të Serbisë.
XS
SM
MD
LG