Ndërlidhjet

Ivanoviq: Pa UNMIK-un, zgjedhjet lokale të pamundshme


Sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq.
Sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq.
Beogradi zyrtar paralajmëron heqjen dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Javën vijuese, paralajmërohet mundësia që Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi të marrë vendim për hapat që do të ndiqen në lidhje me zgjedhjet lokale, sidomos lidhur me organizimin e tyre në Kosovë.

Trysnia ndërkombëtare dhe refuzimi i administratës së UNMIK-ut që t’i organizojë këto zgjedhje, duket të kenë qenë vendimtare që Beogradi të mos i mbajë ato brenda territorit të Kosovës.

Sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi nuk është marrë ende, por mund të pritet ditëve në vijim.

“Nëse UNMIK-u nuk i përkrah zgjedhjet lokale, teknikisht mbajtja e tyre do të jetë gati e pamundur”, tha Ivanoviq.

Megjithatë, me mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale, Qeveria në Beograd nuk ka hequr dorë edhe nga mbështetja e mëtutjeshme për strukturat komunale që ka ngritur nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat për institucionet e Kosovës njihen si ilegale.

Ivanoviq tha se organet serbe nëpër komunat e Kosovës do të marrin mandat shtesë, duke u bazuar në ligjin serb për vetëqeverisje lokale.

“Në rast se nuk mbahen zgjedhjet, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale të Republikës së Serbisë, është e mundur të emërohen këshillat e përkohshëm dhe mendoj se do të gjenden zgjidhje ligjore edhe për ato komuna ku qeverisjes lokale i ka skaduar mandati”, tha Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG