Ndërlidhjet

Çedomir Jovanoviq garon për president


Çedomir Jovanoviq
Çedomir Jovanoviq
Lideri i “Kthesës” dhe Partisë Liberal-Demokrate, Çedomir Jovanoviq, ka paraqitur kandidaturën për president dhe ka porositur se në këtë garë sjellë krejt atë çfarë ka bërë për 15 vjet.

Ai ka thënë se në “këtë luftë sjell të vërtetën se Serbia nuk mund të ecë si deri më tash dhe se njerëzit këtë ed inë dhe do ta tregojnë në këto zgjedhje”.

Jovanoviq ka deklaruar se nuk do të përsërit ato që i dëshirojnë të gjithë qytetarët- punë, zhvillim jetë të sigurt- por do të ofrojë të vërtetën politike, të domosdoshme për përmbushjen e nevojave të tyre, transmetojnë mediat serbe, njoftimin e partisë së tij.

Përvec Jovanoviqit dhe presidentit aktual, Boris Tadiqit, në garën për president të Serbisë, sipas paralajmërimeve do të garojnë edhe ministri i brendshëm Ivica Daçiq dhe lideri i Partisë Përparimtare Tomislav Nikoliq
XS
SM
MD
LG