Ndërlidhjet

SHBA: Forcat amerikane ripozicionohen në Azi


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara po i ripozicionojnë forcat e veta ushtarake në rajonin e Paqësorit Aziatik “për tu ballafaquar me një komplet të ndryshëm të sfidave të sigurisë në rritje”.

Në fjalimin e saj para kadetëve të marinës në Anapolis, zonja Klinton, i ka paraqitur disa hapa që po i ndërmarrin Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe rotacionin e trupave nëpër Australi, modernizimin e anijeve në Singapor dhe puna në përmirësimin e lidhjeve ushtarake me Kinën.

Ajo i ka hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ndalin rritjen e Kinës si fuqi e re dhe ka theksuar se të dy vendet kanë lidhje më të afërta ekonomike se kurrë më parë.
XS
SM
MD
LG