Ndërlidhjet

Hiqet alarmi për cunami në Indonezi


Njerëzit nga Açehu, duke ikur pas tërmetit të fuqishëm, Banda Açeh, 11 prill 2012
Alarmi për cunami rreth Oqeanit Indian, i nxitur nga dy tërmete të fuqishme në provincën e Indonezisë, Açeh, është hequr.

Raportet flasin se tërmeti në shkallë prej 8.2-8.6 të Rihterit ka shkaktuar panikë, derisa banorët e zonave bregdetare kanë ikur për në vendet më të larta.

Por, nuk janë raportuar dëme ose valë cunami.

Qendra e Paqësorit për Paralajmërimin e Cunamit në Havai ka tërhequr alarmin për shumicën e zonave të Oqeanit Indian, disa orë pasie kishte lëshuar atë.

Rajoni goditet rregullisht nga dridhjet e tokës.

Një cunami i dhjetorit të vitit 2004 pat vrarë 170 mijë njerëz në Açeh dhe në total, 230 mijë njerëz në 13 shtete të Oqeanit Indian.
XS
SM
MD
LG