Ndërlidhjet

Jahjaga pret komandantin e KFOR-it


Prishtinë, 12 prill 2012.
Prishtinë, 12 prill 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Erhard Drevs.

Jahjaga mësohet ta ketë njoftuar gjeneralin Drevs për "fillimin e takimeve me drejtues të institucioneve dhe të mekanizmave të sigurisë, ata vendorë dhe ndërkombëtarë, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, në përpjekje për të bashkërenduar veprimet institucionale".

"Takimet po bëhen me qëllim të vlerësimit të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës, pas sulmit me bombë që ndodhi fundjavën e kaluar në Mitrovicë", citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.

Siç bën të ditur kumtesa e Presidencës, Jahjaga ka thënë se "ndihma e KFOR-it është e nevojshme për të vendosur rendin dhe qetësinë dhe për të ndihmuar qytetarët serbë në tri komunat në veri të Kosovës që të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga strukturat kriminale dhe ilegale që po veprojnë në këtë pjesë të territorit të Kosovës".

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, ka theksuar se forca paqeruajtëse në Kosovë do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj të ruajtjes së mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
XS
SM
MD
LG