Ndërlidhjet

Sulm në burg - ikin afro 400 të burgosur


Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani
Ilustrim me pamje arkivore nga Pakistani
Një shpërthim në një burg të Pakistanit ka liruar afro 400 të burgosur. Militantët, të armatosur me armë dhe raketa, kanë sulmuar burgun qendror të qytetit Banu.

Burimet zyrtare thonë se militantët kanë bërë përpjekje të lirojnë Adnan Rashidin, i cili është burgosur për shkak të pjesëmarrjes në komplotin për të vrarë ish-presidentin pakistanez, Pervez Musharaf.

Policia bën të ditur se 384 të burgosur janë larguar nga burgu.

Zëdhënësi i talibanëve, Asim Mehsud, i ka thënë Radios Mashaal se grupi i tij është përgjegjës për sulmin.
XS
SM
MD
LG