Ndërlidhjet

Karzai fajëson “dështimin e inteligjencës”


Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se sulmet e koordinuara të militantëve në Kabul dhe qytete të tjera të Afganistanit, tregojnë për “dështimin e inteligjencës së Afganistanit, e sidomos të forcave të armatosura të NATO-s”.

Luftimet 16-orëshe, që kanë nisur të dielën në Kabul, kanë përfunduar të hënën, pas sulmeve në pozicionet militante me helikopterë të NATO-s.

Forcat e Qeverisë Afgane kanë thënë se kanë marrë kontrollin e qarqeve të Kabulit, Shirpor dhe Darulaman – dy zonave të fundit të luftimeve.

Sipas Qeverisë në Kabul, në luftime kanë humbur jetën 36 militantë, 8 trupa afgane dhe 3 civilë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke i quajtur ato “fillim i ofensivës pranverore”.

Ambasada të huaja, hotele të njohura, zyra të NATO-s dhe Parlamenti afgan kanë qenë në shënjestër të sulmeve.
XS
SM
MD
LG