Ndërlidhjet

Anan: Situata në Siri “e papranueshme”


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë Kofi Anan
Gjatë raportimit për Sirinë në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmë vonë, i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan, vlerësoi se situata atje është “e acaruar”.

Zoti Anan, mëtutje, theksoi se është i alarmuar me raportet se trupat e qeverisë kanë hyrë në qytetin qendror Hama, duke shtënë me armë automatike, me ç’rast janë vrarë disa njerëz.

Ai tha se situata aktuale në Siri është e “papranueshme” dhe ka bërë thirrje që qeveria në Damask menjëherë ta implementoj planin e tij paqësor gjashtë pikësh.

Kofi Anan ka kërkuar që qeveria dhe opozita ta respektojnë armëpushimin e 12 prillit.
XS
SM
MD
LG