Ndërlidhjet

Dhunë e re në Siri


Pamje arkivi
Pamje arkivi
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin Hama të Sirisë. Mediat qeveritare thonë se të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa aktivistët flasin për më shumë se 50 të vrarë.

Të parat fajësojnë kryengritësit rebelë për shpërthimin, ndërsa dëshmitarët thonë se ai është shkaktuar nga granatat e forcave qeveritare.

Dhuna e vazhdueshme në Siri ka shtuar zërat për vendosje sa më të shpejtë të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në vend, për të monitoruar armëpushimin, i cili ka hyrë në fuqi më 12 prill.

Vetëm 10 nga 300 monitorues kanë arritur deri më tash në shtetin sirian. Armëpushimi është pjesë e të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, bëhet fjalë për më shumë se 9,000 të vrarë në trazira.
XS
SM
MD
LG