Ndërlidhjet

“SHBA kundër Islamit” - perceptim i dhimbshëm


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Bangladesh, 6 maj 2012.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Bangladesh, 6 maj 2012.
Duke folur në Daka të Bangladeshit, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se ndjehet shumë keq kur ballafaqohet me perceptimin se Shtetet e Bashkuara janë kundër Islamit.

“Është një perceptim i dhimbshëm dhe më vjen shumë keq që dikush e beson ose e propagandon atë”, ka thënë Klinton.

Ajo ka deklaruar se SHBA-ja ka udhëhequr luftë të “vetëmbrojtjes” kundër ekstremistëve, të cilët “kanë shtrembëruar mësimet e Islamit”.

Klinton po ashtu ka shprehur mbështetje për laureatin e Çmimit Nobel, Muhamed Junus, themelues të Bankës Grameen, e cila ofron kredi për të varfrit e Bangladeshit.
XS
SM
MD
LG