Ndërlidhjet

Siri: Grupi i panjohur e mori përgjegjësinë për sulme


Flaka dhe tymi në vendin e eksplodimit më 10 maj në Damask
Flaka dhe tymi në vendin e eksplodimit më 10 maj në Damask
Grupi i panjohur islamist në Siri, Al-Nusra Front, sot e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin Damask, nga të cilat u vranë 55 vetë.

Nëpërmjet një videoje ky grup ka thënë se sulmi më vdekjeprurës prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, para 14 mujave, ishte hakmarrje për sulmet e qeverisë në hapësirat e banuara.

Megjithqë ka pak informacione për këtë grup, agjencitë perëndimore besojnë se mund të jetë front i degës së al-Kaidës, me seli në Irak.

Sulmi i 10 majit ishte një goditje e rëndë për armëpushimin e ndjeshëm, të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 9 mijë njerëz janë vrarë prej se ka filluar kryengritja në Siri, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG