Ndërlidhjet

Mbrojtja kërkon lirimin e Gotovinës


Tribunali i Hagës, 14 maj, 2012
Tribunali i Hagës, 14 maj, 2012
Mbrojtja e gjeneralit kroat Anta Gotovina ka kërkuar nga Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, që të shfuqizojë vendimin e shkallës së parë dhe ta lirojë Gotovinën nga akuzat për përndjekjen e banorëve serbë nga krahina e Kninit para dhe gjatë operacionit “Stuhia” në gusht të vitit 1995.

Tribunali në gjykimin e shkallës së parë, më 15 prill të vitit të kaluar e ka dënuar Gotovinën me 24 vjet burg, ndërsa gjeneralin tjetër Mlladen Markaqin me 18 vjet për shkak të këtyre krimeve.

I akuzuari tjetër, Ivan Çermak është liruar si i pafajshëm.

Mbrojtja ka këmbëngulur se nuk ka pasur përndjekje të serbëve nga Knini, dhe se ata kanë lëshuar vendin pasi, siç është thënë, ashtu janë udhëzuar “nga udhëheqësit e tyre”.

Gotovina gjendet në paraburgim në Sheveningen, që nga viti 2005, kur është arrestuar në Spanjë, ndërsa Markaq nga viti 2004, kur është dorëzuar vullnetarisht.
XS
SM
MD
LG