Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq këngëtarja Dona Samer


Këngëtarja amerikane Dona Samer gjatë një koncerti në Berlin në vitin 2009
Këngëtarja amerikane Dona Samer gjatë një koncerti në Berlin në vitin 2009
Këngëtarja amerikane, Dona Samer, që ishte fituese e çmimeve prestigjioze muzikore Grammy, ka vdekur sot në moshën 63vjeçare, nga sëmundja e kancerit, ka njoftuar familja e saj.

Këngëtarja, që u bë e famshme në vitet e 70-ta me hitet e saj “Hot Stuff” dhe “Bad Girls”, ka vdekur në Floridë, raporton faqja në Internet TMZ.

“Sot herët në mëngjes, ne e humbën Dona Samer Sudanon, grua me shumë të mira, e veçanërisht me besimin e saj të madh”, thuhet në njoftimin e familjes.
XS
SM
MD
LG