Ndërlidhjet

Shojble: Presidenti i Evropës të zgjedhet nga populli


Volfgang Shojble duke mbajtur fjalim pas marrjes së çmimit në Ahen
Volfgang Shojble duke mbajtur fjalim pas marrjes së çmimit në Ahen
Ministri i financave i Gjermanisë, Volfgang Shojble, ka bërë thirrje që “presidenti i Evropës” të zgjedhet direkt nga votuesit në Bashkimin Evropian, me qëllim që të arrihet unitet më i madh politik.

Këto komente ai i bëri sot në qytetin Ahen të Gjermanisë, ku e mori një çmim prestigjioz për promovimin e çështjeve evropiane.

Aktualisht, presidenti i Këshillit të Evropës dhe ai i Komisionit Evropian, zgjedhen në Parlamentin Evropian.

Zoti Shojble tha se Evropa “duhet të ketë fytyrë” dhe se kjo çështje tash është bërë më urgjente se kurrë, pasi BE-ja po ballafaqohet me krizë financiare dhe me paqartësi politike.
XS
SM
MD
LG