Ndërlidhjet

Maqedoni: Mungesë e vullnetit politik për integrim


Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë

Në mungesë të vizionit dhe guximit politik për të zgjidhur problemin historik dhe jetësor për qytetarët e Maqedonisë, drejtuesit e pushtetit aktual, por edhe ata që tani janë në opozitë, merren më shumë me të kaluarën sesa me të ardhmen e vendit.

Kështu vlerësojnë analistët politikë, duke komentuar polemikat e ashpra që kanë shpërthyer ditëve të fundit mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës, Branko Cërvenkovski, për atë se cili ka refuzuar e cili ka pranuar zgjidhje të dëmshme për çështjen emrit.

Fatkeqësisht te ne mungojnë politikanët që kanë jo vetëm vizion por edhe guxim politik, të cilët për çështjet kruciale për ardhmërinë e vendit ofrojnë zgjidhje që pavarësisht se a do t’i dëmtojnë”.

Kjo është refleksion edhe i keqpërdorimit të çështjes së emrit për politikë ditore si pikë e parë, dhe si e dyta është se ato armatosen me municion politik për zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tyre, nëse e identifikojnë fajtorin do të kenë më shumë argument për të fituar ndonjë votë apo pikë politike”, thotë analisti politik, Albert Musliu.

Nikolla Dujovski, njohës i zhvillimeve politike beson se zënkat e fundit mes Gruevskit dhe Cërvenkovskit, të cilët madje u kërcënuan edhe me përballje me drejtësinë për shkak të publikimit të sekreteve shtetërore, bëhen vetëm se për përdorim të brendshëm.

Pres që këto polemika të jenë të kufizuara dhe t’u shërbejnë atyre vetëm për përdorim të brendshëm dhe se nga një komunikim i këtillë nuk do të ketë kurrfarë përfitimi në planin ndërkombëtarë”.

Kjo nuk duhej të ndodhte,këtë e kemi thënë edhe më parë, por për fat të keq politikanët po gjejnë mënyra për të përfituara pikë politike, por në anën tjetër e gjithë kjo vetëm sa e dëmton edhe më shumë Republikën e Maqedonisë”, thotë profesori universitar Dujoski.

Gjithë polemikat mes dy liderëve maqedonas po zhvillohen për vitet 2005 dhe 2008, kur sipas tyre, Metju Nimic ka ofruar zgjidhje dhe secili prej tyre mbron pozicion e tij, por pa elaboruar në detaje zgjidhjen e ofruar dhe refuzimin që i bënë andaj Cërvenkovski ftoi në duel televiziv Gruevskin për të sqaruar të gjitha dilemat.

Por, kryeministri refuzoi duke thënë se një duel i tillë është i nevojshëm vetëm për Cërvenkovskin për të dal siç thotë nga situata në të cilën vetë është futur.

Ajo që tani po ndodhë në skenën politike maqedonase, është pikërisht ajo që nuk duhej të ndodhte. Këtu do të përjashtoja partitë politike shqiptare, pasi ato janë të gatshme të pranojnë gjithçka të nevojshme vetëm për të arritur NATO-n dhe BE-në”.

Ndërsa në anën tjetër, dy liderët maqedonas me këtë ndoshta edhe tregojnë mosgatishmërinë e tyre për zgjidhjen e problemit, që në fakt është edhe kushti kryesor për integrim. Dy liderët për momentin por tregojnë një nivel shumë të lartë të egoizmit, ata janë më se të lumtur me atë që kanë bërë apo që nuk kanë bërë, apo që e ka bërë tjetri në llogari të Maqedonisë”, thotë analisti Ivica Josifoviq.

Ai dhe analistët tjerë, Musliu dhe Dukoski, ftojnë liderët politikë që t’i japin fund një politike të këtillë dhe të gjithë së bashku të mbledhin forca dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje apo të dalin para qytetarëve me një qëndrim të përbashkët i cili më pas edhe do të verifikohej në referendum.
XS
SM
MD
LG