Ndërlidhjet

Pekin: Fillon samiti për bashkëpunim rajonal


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka arritur në Pekin për të marrë pjesë në samit
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka arritur në Pekin për të marrë pjesë në samit
Zyrtarët më të lartë të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangajit, janë mbledhur në kryeqytetin e Kinës, Pekin, për samitin dyditësh.

Pritet se tema dominuese do të jenë siguria në Azinë Qendrore dhe situata në Afganistan.

Kina ka njoftuar se ky grup me gjasë do ta zhvilloj një plan për goditjen e terrorizmit.

Në këtë organizatë, e themeluar në vitin 2001, përfshihen Kina, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Në samit marrin pjesë edhe liderët e Afganistanit, Indisë, Iranit, Mongolisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG