Ndërlidhjet

Hu dhe Putin kundërshtojnë ndërhyrjen në Siri


Pekin, 6 qershor 2012.
Pekin, 6 qershor 2012.
Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj çdo ndërhyrjeje të huaj në Siri.

“Rusia dhe Kina kundërshtojnë vendosmërisht përpjekjet për të zgjidhur krizën në Siri me anë të ndërhyrjes së huaj ushtarake”, thuhet në deklaratën e dy liderëve, të lëshuar pas takimit të tyre në Pekin.

Hu dhe Putin kanë kundërshtuar edhe kërcënimet për sulme ushtarake kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje për përmbajtje në Gadishullin Korean dhe për rinisjen e shpejtë të bisedimeve rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG