Ndërlidhjet

Sulmi i NATO-s, Karzai shkurton vizitën në Kinë


Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai ka shkurtuar një vizitë zyrtare në Kinë, pas raporteve për vdekjet e civilëve gjatë një sulmi ajror të NATO-s në lindje të Afganistanit.

Karzai tha se 18 civilë u vranë nga sulmi në provincën e Logarit.

Ai tha se viktimat civile në operacione të tilla janë "të papranueshme".

Deklarata u bë derisa, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta arriti në Afganistan të enjten, në një vizitë të paparalajmëruar.

Paneta tha se do të jetë e vështirë për të arritur stabilitetin në Afganistan për aq kohë sa militantët të vazhdojnë të strehohen në zonat fisnore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG