Ndërlidhjet

SHBA-Rusi: Takim për krizën në Siri


Houla, Homs
Houla, Homs
Koordinatori diplomatik i sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, do të takojë zyrtarët rusë në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët, për t’iu përgjigjur krizës në Siri.

Frederik Hof do të zhvillojë bisedime në Ministrinë e Jashtme ruse, në Moskë.

Para takimit, Ministria e Jashtme ka thënë se ajo është në kontakt të rregullt me Uashingtonin në lidhje me Sirinë.

Rusia, aleate e vjetër e regjimit sirian, i është bashkuar Kinës në bllokimin e masave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të kishin në shënjestër regjimin sirian.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka përsëritur edhe këtë javë thirrjet për largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Ky vend është përfshirë nga protestat anti-regjim dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas OKB-së, të paktën 9,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG