Ndërlidhjet

Lavrov viziton Iranin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Iranin të mërkurën, për të diskutuar një varg çështjesh, të cilat përfshijnë edhe raundin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Temë diskutimi pritet të jetë edhe situata në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, e posaçërisht kriza në Siri.

Irani dhe Grupi P5+1 – në përbërje të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës – do të takohen në Moskë më 18 dhe 19 qershor.

Nja raund i ngjashëm i bisedimeve, i mbajtur muajin e kaluar në Bagdad, ka dështuar të prodhojë ndonjë marrëveshje.

Perëndimi kërkon që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit, përderisa Republika Islamike insiston se aktiviteti i saj ka qëllime ekskluzivisht paqësore.
XS
SM
MD
LG