Ndërlidhjet

Raporte të "ngrira" Maqedoni - Serbi?


Flamuri i Maqedonisë
Flamuri i Maqedonisë
Presidenca e Maqedonisë nuk ka sqaruar arsyet e mospjesëmarrjes së kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, ashtu siç vepruan homologët e tij të vendeve të rajonit.

Presidenca theksoi se refuzimi i ftesës ka të bëjë me qëndrimet e tij radikale të cilat nuk përputhen me realitetin e ri në Ballkan.

Ndërkohë, pas kësaj, Partia Demokratike Serbe në Maqedoni ka bërë të ditur se ngrinë marrëdhëniet me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, si pasojë e refuzimit të ftesës për ceremoninë të inaugurimit të presidentit të ri serb, Tomislav Nikoliq.

Ky vendim i Ivanovit nuk është në funksion të përparimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve dhe forcimit të nivelit të lartë të marrëdhënieve. Ky vendim gjithashtu është dyfytyrësh karshi pjesëtarëve të komunitetit serb në Maqedoni”, theksohet në komunikatën e kësaj partie, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni.

Ndërkaq, analisti politik Mersel Billalli, duke komentuar vendimin e presidentit të Maqedonisë, i cili në njërën anë refuzoi vizitën e së dielës në Beograd, gjegjësisht pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri serb, dhe në anën tjetër heshtjen para opinionit për këtë çështje, vlerëson se bëhet fjalë për politikën e dyfishtë në raport me Serbinë.

çështja e protokollit si dhe çështja e veprimit të institucioneve nuk bazohet në parime por kalkulime të përfitimeve ditore . Qëllimi i strukturave udhëheqëse maqedonase është që të mos revoltohet elektorati, i cili e ka votuar presidentin dhe që edhe më tej presin vota, dhe në anën tjetër kënaqin aspiratat e faktorit ndërkombëtar”.

Kështu që Maqedonia në këtë drejtim nuk ka një qasje parimore. Të gjihë burrështetasit e rajonit treguan qartë se pse nuk shkojnë në inaugurimin e kryetarit të ri serb, vetëm kryetari i Maqedonisë nuk tha asgjë, sepse e din se me deklaratën e tij, po të tregonte troç se pse nuk shkon në Beograd, do të irritojë VMRO-DPMNE-në që e ka zgjedhur”, thekson Mersel Billali.

Ndërsa, analisti maqedonas Riso Nikovski thotë se presidenti Ivanov nuk ka dhënë shpjegime pse nuk merr pjesë në inaugurimin e presidentit serb, ngase çdo arsyetim do të nxite dilema kundërthënëse, që do të shpinin kah përkeqësimi i raporteve ndërfqinjësore.

Për momentin, sigurisht se Maqedonia, më saktësisht presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, ka prioritete të tjera. Të ishte puna se bëhet fjalë për ndonjë prapavijë politike, atëherë edhe do të duhej të arsyetohej mosprezenca”, thotë Risto Nikovski.

Ai shton se bëhet fjalë për një qëndrim të logjikshëm nga ana e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, kur kihet parasysh se Maqedonia hyn në një fazë të ndjeshme, sa i përket procesit të integrimit.
XS
SM
MD
LG