Ndërlidhjet

Kosovë: Dino Asanaj në spital


Pamje e Prishtinës
Pamje e Prishtinës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por ka thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.

Mediat vendëse kanë raportuar se zoti Asanaj eshte therrë me thikë. Motivet e ketij sulmi dhe vendi se ku ka ndodhur nuk dihen ende.
XS
SM
MD
LG