Ndërlidhjet

Londër: Konfirmohet se themeluesi i WikiLeaksi-it kërkon azil


Xhulian Asanzh
Xhulian Asanzh
Zyra e Jashtme Britanike ka konfirmuar se Xhulian Asanzh tash është “në territor diplomatik dhe jashtë fushëveprimit të policisë”, pasi themeluesi i WikiLeaks-it ka kërkuar azil politik në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Dje, Asanzh hyri në ambasadë për ta evituar dorëzimin e tij në Suedi, ku ai ballafaqohet me akuza për sulm seksual.

Gjykata Supreme e Britanisë e pat refuzuar kërkesën e tij finale më 14 qershor.

Zoti Asanzh, me shtetësi australiane, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, pasi WikiLeaks-i i publikoi qindra mijëra dokumente sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Asanzh pat thënë se ka frikë se nëse ai ekstradohet në Suedi, ai do të mund të dërgohej në Shtetet e Bashkuara, për tu ballafaquar me akuza dhe dënim me vdekje nëse do të shpallej fajtor.
XS
SM
MD
LG