Ndërlidhjet

SHBA-të e 'turpëruan' Afridin


Shakil Afridi
Shakil Afridi
Vëllai i mjekut pakistanez, i cili u burgos pasi dyshohet se e ndihmoi CIA-n që t’i bie në gjurmë Osama bin Ladenit, thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë “turpëruar”, vëllanë e tij.

Në një intervistë ekskluzive, Xhamil Afridi tha për Reuters, se është i shqetësuar thellë për sigurinë e vëllait të tij, Shakil Afridit, i cili është duke u mbajtur në qeli në një burg në Peshavar.

Afridi u dënua me 33 vjet burg pasi zyrtarisht u akuzua se e ka ndihmuar grupin militant Lashkar-e-Islam.

Por, mbështetësit e Afridit thonë se, megjithatë, burgosja e tij është shpagim për rolin e tij në ndihmën e zyrtarëve amerikanë për ta zbuluar vendstrehimin e bin Ladenit në Abotabad, në vitin e kaluar.

Zyrtarët e burgut thonë se e kanë vendosur Afridin në izolim për ta mbrojtur nga militantët e burgosur të cilët janë të etur për të marrë hak për vdekjen e Bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG