Ndërlidhjet

Kosova përgëzon SHBA-në


Ilustrim
Ilustrim
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë përgëzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, 236 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo datë historike ka bërë që Shtetet e Bashkuar të Amerikës të fillojnë një perspektivë të jashtëzakonshme të lirisë, demokracisë, zhvillimit kulturor e teknologjik në përmasa globale. Falë kapaciteteve të pashtershme të SHBA-ve, sot bota gëzon siguri globale, qarkullim të vlerave, ideve, mallrave dhe të mirave të tjera teknologjike dhe shkencore”, thuhet në telegramin e kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar presidentit Obama.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në urimin drejtuar kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bohner, ka vënë në pah raportet miqësore mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t’ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e z Krasniqi.
XS
SM
MD
LG