Ndërlidhjet

NATO: Kamionët pritet të kalojnë nëpër Pakistan


Cisternat me naftë të NATO-s presin të kalojnë nëpër Pakistan për në Afganistan
Cisternat me naftë të NATO-s presin të kalojnë nëpër Pakistan për në Afganistan
Kamionët me furnizime të NATO-s pritet që sot të kalojnë nëpër rrugët e Pakistanit, pas vendimit të Islamabadit që ta përfundoj bllokadën 7 mujore.

Pakistani është pajtuar t’i lejoj kampionët e NATO-s me furnizime për në Afganistan, që të kalojnë nëpër Pakistan, pasi mbrëmë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka shprehur “ngushëllime të sinqerta” për sulmet ajrore, nga të cilat ishin vrarë 24 ushtarë pakistanezë, në nëntor të vitit të kaluar.

Pas kësaj, Pakistani nuk kishte lejuar hyrjen e furnizimeve të NATO-s dhe kishte insistuar që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë falje për sulmin ajror të nëntorit.

Bllokada pakistaneze i kishte detyruar forcat e aleancës veriatlantike që të mbështeten në rrugët më të gjata dhe më të shtrenjta për në Afganistan, nëpër Rusi dhe Azinë Qendrore.

Zyrtarët e Shtetve të Bashkuara kanë thënë se presin që kamionët me furnizime të kalojnë përsëri në Pakistan, gjatë ditës së sotme.

Nga ana tjetër, talibanët e Pakistanit janë kërcënuar se do t’i sulmojnë kamionët e NATO-s, nëse kalojnë me furnizime nëpër Pakistan për trupat e jashtme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG