Ndërlidhjet

Shtohet stafi i sigurisë për Lojërat Olimpike


Londra-nikoqire e Lojërave Olimpike 2012
Londra-nikoqire e Lojërave Olimpike 2012
Forcat e armatosura në Britani janë në gjendje gatishmërie për të siguruar 3 mijë e 500 trupa shtesë, të cilat do të ndihmonin mbajtjen e sigurisë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.

Mundësia për zgjerimin e masave të sigurisë vjen për shkak të frikës së kontraktuesi privat G4S nuk do të mund të jetë në gjendje të sigurojë staf të mjaftueshëm për ta mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë.

Forcat e armatosura tashmë kanë vënë në dispozicion 13 mijë e 500 njerëz, gjë që pas shtimit të tyre do të shkonte në 17 mijë.

Mirëpo, as qeveria britanike e as kompania private nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje.
XS
SM
MD
LG