Ndërlidhjet

BE qorton kryeministrin e Rumanisë


Kryeministri rumun, Viktor Ponta
Kryeministri rumun, Viktor Ponta
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë qortuar kryeminsitrin rumun Viktor Ponta me fjalë jashtëzakonisht të rënda, për shkak të lëvizjes së qeverisë së tij për ta rrëzuar presidentin dhe për kufizimin e kompetencave të gjyqësorit.

Ponta u thirr në Bruksel pasi që parlamenti i kontrolluar nga majtistët e suspendoi presidentin e qendrës së djathtë Trajan Basheskun, zëvendësoi avokatin e popullit dhe e shfuqizoi Gjykatën Kushtetuese duke nxjerrë dekrete emergjence.

Zyra e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se gjatë takimit me Pontën, Barroso ka "shprehur shqetësimet serioze në lidhje me ngjarjet e fundit politike në Rumani.

Barroso i ka thënë Pontas që të "rivendosë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë që vendimet e saj të respektohen”.

Mesazhi i shkurtër është përsëritur edhe nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompej.

Suspendimi i Basheskut duhet të konfirmohet nga një referendum popullor, i planifikuar të mbahet më 29 korrik. Rumania u bë anëtare e BE-së në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG