Ndërlidhjet

Rusi: Kundërshtohen çfarëdo sanksionesh kundër Sirisë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se për Moskën nuk është reale që të kërkoj dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Duke folur sot në nisje të bisedimeve me të dërguarin ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, në Moskë, Lavrov, poashtu, i ka përsëritur kundërshtimet lidhur me përfshirjen e ndonjë kërcënimi për sanksione në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që duhet të miratohet për ta zgjeruar misionin e Kombeve të Bashkuara në Siri, edhe pas 20 korrikut.

Lavrovi theksoi se kërcënimet e këtilla përmbajnë “elemente të komplotit”.
XS
SM
MD
LG