Ndërlidhjet

Shtohen vrasjet e rinocerontëve


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet në Afrikën Jugore njoftuan se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë vrarë 281 rinocerontë të rrezikuar të vendit nga gjuetarët që veprojnë pa leje.

Departamenti i Ambientit bëri të ditur se Parku Kombëtar Kruger është goditur më së shumëti me humbjen e 164 rinocerontëve.

Të dhënat flasin për rritjen e gjuetisë pa leje në Afrikën Jugore, ku ishin vrarë 448 rinocerontë gjatë vitit të kaluar duke shënuar një rritje të dukshme nga 333 sa ishin vrarë brenda vitit 2010.

Departamenti tha se janë arrestuar 176 njerëz që nga muaji janar-153 prej të cilëve akuzohen për gjueti pa leje, ndërsa të tjerët për asistimin e tyre.

Në Afrikën Jugore jetojnë diku 20 mijë rinocerontë-më shumë se në cilindo shtet.
XS
SM
MD
LG