Ndërlidhjet

Ban kërkon unitet nga Shkupi për zgjidhjen e emrit


Ban Ki-mun në Maqedoni
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Ban Ki-mun në Maqedoni

Zgjidhja e kontestit rreth emrit është imperativ që vendi të mund të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.

Ai tha se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, por, në të njëjtën kohë, ai kërkoi nga drejtuesit e institucioneve që të jenë të bashkuar në arritjen e zgjidhjes së kontestit me Greqinë.

Ju keni një qëllim që t’i bashkëngjiteni Bashkimit Evropian dhe NATO-së, por e di se keni edhe pengesa për arritjen e këtij qëllimi. Është imperativ që të zgjidhje çështja e emrit. Unë jam i përkushtuar për të ndihmuar në arritjen e zgjidhjen, por njëkohësisht inkurajoj edhe kryeministrin, presidentin e shtetit dhe kryetarin e Kuvendit që të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Mesazhe të njëjta Ban Ki-mun përcolli edhe në Ohër, pas takimit me presidentin Gjorgje Ivanov duke paralajmëruar edhe kontakte me zyrtarët e lartë grek me qëllim shtytjen para të procesit të zgjidhjes së kontestit.

Do të bëjmë përpjekje maksimale që të bisedojmë me autoritetet greke. Menjëherë pas vizitës do të nis për në Greqi të dërguarin e posaçëm, Metju Nimic, që të sqaroj atje se çfarë është biseduar këtu. Unë personalisht do të bëjë përpjekje që të kontaktoj kryeministrin Samaras që të ndihmojë përshpejtimin e këtij procesi".

"Është për të ardhur keq se si dy vendet fqinje nuk arritën që t'i shfrytëzojnë potencialet e tyre për bashkëpunim rajonal, pajtim dhe zhvillim. Kombet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të lehtësojmë këtë proces. Jemi të vetëdijshëm edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do ti marrim parasysh të gjitha aspektet
”, ka deklaruar Ban Ki-mun.

Ndërkohë presidenti Gjorgje Ivanov deklaroi se Maqedonia është e gatshme për nisjen e menjëhershme të bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 20 vjeçar, por, qartë bëri me dije se bisedime nuk mund të ketë për çështjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase.

Presidenti Ivanov tha se nga kreu i OKB-së, ka kërkuar që këtë qëndrim t'ia përcjellë palës greke, e cila, duhet të tregojë konstruktivitet për zgjidhjen e problemit.

Apeloj dhe i kërkova sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që nga pala tjetër të kërkojë konstruktivitet dhe vullnet të mirë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, që të mos i minojë bisedimet me zvarritjen e tyre duke hapur në çështje tjera për të cilat nuk di nëse dikush do të bisedonte në këtë planet, çështje që kanë të bëjnë të drejtat individuale të njeriut. Gjuha maqedonase, identiteti maqedonas janë realitet dhe fakt i pamohueshëm, për të cilat, ne në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë që të jenë objekt i negociatave”, u shpreh presidenti Ivanov.

Ai shtoi se interes i të gjithëve duhet të jetë stabiliteti dhe paqja në rajon dhe më gjerë, që, sipas tij, mund të arrihet me qasje konstruktive ndaj çështjeve të hapura.

Nuk është vetëm në interesin tonë, por edhe të Evropës dhe Botës që ky rajon të jetë stabil dhe prosperues. Për këtë qëllim edhe duhet që i tërë rajoni të integrohet në NATO dhe Bashkimin Evropian. Pra, neve nuk na duhet bllokada të ndërsjella dhe obstruksione dhe që kontestet bilaterale të keqpërdoret, por ato të zgjidhen në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet e marra”, deklaroi presidenti Gjorgje Ivanov, duke aluduar në marrëveshjen e përkohshme me Greqinë të vitit 1995 me të cilën Athina obligohej që të mos e pengojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në institucionet ndërkombëtare me referencën e përkohshme IRJM.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, është pritur edhe nga kryeministri, Nikolla Gtruevski, i cili, paraprakisht është takuar edhe me ndërmjetësit ndërkombëtarë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Metju Nimic.
XS
SM
MD
LG