Ndërlidhjet

Berlin: Gjykata Kushtetuese kërkon ndryshimin e ligjit zgjedhor


Bundestagu
Bundestagu
Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka marrë vendim të mërkurën të ndryshojë ligjet zgjedhore në fuqi para mbajtjes së zgjedhjeve të ëprgjithshme vitin që vjen, duke konstatuar se mënyra aktuale e numërimit të votave është jokushtetuese.

Vendimi shihet nga mediat gjermane si një goditje për kancelaren Angela Merkle, koalicioni qeverisës i së cilës amandamentoi pikërisht këtë ligj vitin e kaluar.

Koalicioni i qendrës së djathtë injoroi atëbotë kundërshtimet nga opozita, e cila tërhoqi vërejtjen se në një rezultat të ngushtë, një parti mund të fitojë shumicën e parlamentit prej 620 vendesh bazuar në një çështje teknike.

Bundestagu zgjedhjet me dy vota paralele, një për 299 përfaqësuesit e qarkut dhe një votë tjetër për pjesën tjetër të vendeve, të cilat pastaj shpërndahen bazuar në popullaritetin që gëzojnë partitë kryesore politike.

Kjo formë e numërimit të votave ia ka mundësuar koalicionit të Merkelit të fitojë 24 vende më shumë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Gjykata Kushtetuese ndërkaq vendosi që vendet e lira janë të lejueshme të shpërndahen, por jo më shumë se 15 për partinë e cila ka fituar më së shumti vota në rrethin e përfqësuesve të qarkut.
XS
SM
MD
LG