Ndërlidhjet

Kinë: Pas mospajtimit me dashnoren i vrau tetë vetë


Pamje nga Pekini
Pamje nga Pekini
Mediat shtetërore në Kinë raportojnë se një i ri i ka vrarë tetë njerëz dhe plagosur pesë të tjerë gjatë sulmeve me thikë në pjesën verilindore të Kinës.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Ksinhua, tha se sulmi ndodhi mbrëmë në provincën Liaoning.

Sipas raporteve, 17 vjeçari, i indentifikuar vetëm me mbiemrin Li, ka depërtuar në shtëpinë e dashnores së tij i pajisur me thikë, pas një mospajtimi që kishte pasur me të, duke i vrarë dy të afërm të vajzës.

Pas largimit nga shtëpia e dashnores, Li i ka therrë me thikë për vdekje edhe gjashtë vetë dhe i ka plagosur pesë të tjerë.

Agjencia Ksinhua raportoi se Li ishte arrestuar në vendin e krimit, mbrëmë vonë, dhe mbahet në paraburgim.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG