Ndërlidhjet

Romni tejkalon Obaman në mbledhjen e fondeve


Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati republikan Mit Romni
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati republikan Mit Romni
Kandidati republikan për president Mit Romni dhe Komiteti Kombëtar Republikan thanë se kanë mbledhur 101 milionë dollarë në muajin korrik në fondin për fushatën elektorale të zgjedhjeve presdienciale që mbahen në nëntor.

Siç raporton agjencia e lajmeve, Associated Press, ata i kanë tejkaluar për të tretin muaj radhazi fondet e mbledhura nga presidenti Barak Obama dhe Komiteti Kombëtar Demokratik.

Obama dhe demokratët kanë mbledhur 75 milonë dollarë në muajin korrik.

Sondazhet tregojnë se gara mbetet e ngushtë, me votuesit që si shqetësim kryesor kanë vështirësitë në ekonominë amerikane dhe numrin e lartë të të papunëve.
XS
SM
MD
LG